Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sajoi shtatzëninë për t’ia marrë të dashurit 680 euro, arrestohet

Dje në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër për veprën penale “Detyrim”.

Të njëjtit në bashkëpunim kanë detyruar viktimën mashkull që t’ua japë 680 euro nën pretekstin se e dyshuara e lartcekur ishte shtatzënë, pasi që viktima ishte në lidhje me të.

“Janë arrestuar dy të dyshuar K/Shqiptarë një mashkull dhe një femër, pasi që të njëjtit në bashkëpunim kanë detyruar viktimën mashkull K/Shqiptar që t’ua japë 680 € nën pretekstin se e dyshuara e lartcekur ishte shtatzënë, pasi që viktima ishte në lidhje me të. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar se ishin koordinuar për një veprim të tillë. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.