Gjatë këtij muaji janë raportuar tri vjedhje të rrotave të veturave, 2 prej të cilave janë konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Më 23 maj, një veture të tipit Skoda Jeti në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë i janë vjedhur katër rrotat.
Po ashtu, ditë më parë i janë vjedhur katër rrotat edhe një tjetër veture BMW X6, kjo ka ndodhur në rrugën “Lasgush Poradeci”, për të cilin nuk posedojmë fotografi megjithatë është konfirmuar nga Ahmeti.
Ndërsa sot, në një parking afër rrugës “Ali Pashë Tepelena” po ashtu në Prishtinë, janë vjedhur katër rrotat e një veture Golf 5.
Policia e Kosovës nuk ka asnjë të dyshuar për këto vjedhje të rrotave të veturave nëpër Prishtinë, edhe pse një gjë e tillë duket se po shpeshtohet.
{gallery}
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Autolarja cak i hajnave 7 herë brenda dy muajsh
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri
-
733 aksidente me mjete me dy rrota vitin e shkuar, 12 prej tyre me fatalitet
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës