Një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të dielën rreth orës 11:40, në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, në magjistralen Shtime-Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i ka thënë KOHËS se deri te aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
E lënduara ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Suharekë dhe më pas është liruar në shtëpi.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, vozitësi e ka humbur kontrollin me ç’rast e ka goditur një breg duke bërë që vetura të rrokulliset.
“Në lokacionin e quajtur “Qafa e Duhles” ka ndodhur një vetaksident. Vozitësi e ka humbur kontrollin, e ka goditur një breg dhe është rrokullisur. Një femër pasagjere ka marrë lëndime të lehta. Pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Suharekë, është liruar në shtëpi”, ka thënë Osmanollaj.
-
Rrokulliset një veturë në Qafë të Duhlës, lëndohen dy persona
-
Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", një person i lënduar
-
Aksident me fatalitet në Duhël, motoçikletës i doli në rrugë qeni endacak
-
Vetura përplaset në një shtëpi në Suharekë, tre të lënduar
-
Pesë të lënduar në një aksident në Suharekë