Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrihen pas një aksidenti trafiku, dy të lënduar

Foto: Ilustrim

Pas një aksidenti në fshatin Mushtisht ka filluar një përleshje mes katër personave. Si pasojë, dy morën lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ngjarja sipas raportit ka ndodhur në orët e vona të së martës.

“Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin.