Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona në Pejë nën dyshimin se ata ishin rrahur mes vete për shkak të një shtylle elektrike.
Sipas njoftimit të Policisë kishte pasur mosmarrëveshje rreth vendosjes së një shtylle elektrike.
“Si pasojë e rrahjes tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme në kamionin e njërit prej të dyshuarve. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm