Një pjesëtar i komunitetit rom në Prizren ka raportuar se është marrë me forcë nga dy të dyshuar për shkak të një borxhi që ia kishte njërit prej tyre.
Ai ka raportuar në Polici se ishte futur në një veturë dhe ishte mbajtur për një kohë.
Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar shqiptarë. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm