Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahu nënën e motrën, përfundon në pranga

Në Gjilan dje është arrestuar një mashkull, shqiptar i Kosovës. Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, ai, pas një mosmarrëveshje me familjarët, kishte rrahur motrën dhe nënën e tij.

Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.