Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK në orët e para të së mërkurës, si pasojë e një sulmi fizik nga disa të dyshuar në një kafene në fshatin Slivovë të Prishtinës.
Policia për këtë rast ka identifikuar dhe arrestuar një nga të dyshuarit: N.V. mashkull, 32-vjeçar.
Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i arrestuar, bashkë me disa persona të tjerë, me datën 12 shtator 2018, në një lokal (kafene) në fshatin Slivovë të Prishtinës, nën kërcënimin e armës kanë sulmuar me mjete të forta viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Aktualisht hetuesit policorë thonë se janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të tjerë të dyshuar, si dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Rrahje në Dubravë, një i lënduar rëndë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohen 4 persona në Leposaviq, dyshohet se rrahën një person në një kafene
-
Rrahje në Podujevë, një i lënduar e tre të arrestuar