Një rrahje ka ndodhur në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë të shtunën, si pasojë e së cilës, një person ka pësuar lëndime.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se është arrestuar një person lidhur me ngjarjen.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ‘Mehë Uka’ në Mitrovicë. Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lëndime i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policor”, tha Zahiti për KOHËN.
KOHA ka mësuar se i lënduari është shtetas i huaj.