Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje mes pesë meshkujve dhe një femre, vetëm kjo e fundit lirohet

Gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë ka ndodhur një rrahje.

Rrahja ka ndodhur mes gjashtë personave, pesë meshkuj dhe një femër.

Policia ka raportuar se pas rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore e që më pas kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.