Kronikë

Rrahje masive në Kaçanik

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga 10 persona në një kafene në Kaçanik.

Policia e Kosovës raporton se katër personat janë sulmuar me shkopinj druri dhe shufra metalike të mërkurën.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore, për çka edhe janë dërguar në tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.