Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahet komisionari i LSI-së në Kashar, dy persona në kërkim

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë rrahur me sende të forta një tjetër person.

Sipas burimeve nga policia mësohet se në kërkim janë shpallur A. S., 43 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këta persona dyshohet se rreth orës 00:30, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, kanë rrahur 45 vjeçarin Ylli Murati, i cili është komisioner i LSI-së në një nga qendrat e votimit në Kashar.

Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.