Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrah gruan dhe dy vëllezërit që deshën ta ndalojnë, arrestohet pejani

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Novosellë të Pejës pasi kishte rrahur bashkëshorten dhe dy vëllezërit e tij që tentonin ta ndalnin.

Sipas njoftimit nga policia, rasti ka ndodhur në mesditën e së mërkurës në rrugën “Zenel Podrimqaku” të fshatit Novosellë.

I dyshuari ishte duke e rrahur bashkëshorten e tij dhe në atë moment në shtëpinë e tij, në tentim për të ndërprerë rrahjen kishte ndërhyrë vëllai i të dyshuarit. Por edhe ai u bë viktimë, pasi i dyshuari e goditi me grushte. Ndërkohë kishte ardhur edhe vëllai tjetër i të dyshuarit, që pësoi edhe më keq. Këtij, i dyshuari, iu kthye duke e goditur me kondak të armës, duke i shkaktuar lëndime të dukshme në kokë.

Policia ka thënë se patrulla i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe e kishte arrestuar të dyshuarin F.P. i lindur më 1970. Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër i caktohet ndalimi policor dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë. Viktimave u ofrohet ndihma mjekësore dhe pas intervistimit lirohen.