Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrah dhe kërcënon me telefon një femër në Gjakovë

Një person është arrestuar të mërkurën në Gjakovë pasi fillimisht ka sulmuar fizikisht një femër, të cilës më vonë i kishte dërguar mesazhe kërcënuese.

Policia e Kosovës njofton se i arrestuari i kishte dërguar mesazhe kërcënuese duke ekspozuar një revole.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.