Dy adoleshente nga Kosova kanë qenë me fat pasi janë shpëtuar nga mbytja në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë.
Vajzat 14 dhe 15 vjeçare janë shpëtuar nga rojat bregdetare në zonë.
Ngjarja ndodhi kur një grup të rinjsh po lundronin me varkë dhe nga numri i lartë i personave varka u përmbys jashtë zonës së sigurisë për notim.
Edhe pse në distance të largët vrojtuese, Lucjano Marku arriti t’i rikuperonte në kohë të dy vajzat që nuk dinin të notonin dhe t’i nxirrte në breg duke rrezikuar jetën e tij, shkruan OraNews.
Ai tregoi se gjatë transportit të tyre kishte pirë mjaft ujë duke u përpjekur që t'i mbante të dyja vajzat pa u fundosur.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin
-
Hila: Munguan elementet e sigurisë në plazhin te “Rana e Hedhun”
-
Vajza 11-vjeçare shpëtohet në Mesdhe pasi kishte qëndruar tri ditë në ujë
-
Nëntë të vdekur nga përmbysja e varkës në Lampedusa
-
Greqi, tre të vdekur pas përplasjes së varkës që transportonte emigrantë