Për shkak se prokurorja e rastit, Habibe Salihi, gjendet jashtë shtetit, në Gjykatën Themelore të Prishtinës është ndërprerë seanca e paraparë për dhënien e mbrojtjes nga ana e të akuzuarve në rastin e njohur si “Gylenistët”.
Edhe pse aty ishte e pranishme prokurorja Florije Salihu-Shamolli, e cila e ka përfaqësuar në këtë seancë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Urim Vokshi, tha se qëndron pranë propozimit të dhënë më parë, që kur fillon faza e mbrojtjes të jetë e pranishme prokurorja e rastit Habibe Salihi.
Në këtë rast akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, ish-drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB, Valon Krasniqi, si dhe drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, Rrahman Sylejmani.
-
Ish-shefi i AKI-së deklarohet i pafajshëm për rastin e “Gylenistëve”
-
Rihapet shqyrtimi gjyqësor në rastin “Gylenistët”
-
Prokuroria kërkon që ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, të shpallet fajtor për rastin “Gylenistët”
-
Rasti "Gylenistët", katër nga gjashtë shtetasit turq japin dëshminë e tyre me dyer të mbyllura
-
Dështon seanca për rastin “Gylenistët”