Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka raportuar për tri raste të personave të zhdukur në qytete të ndryshme të Kosovës.
Në Gjakovë të martën një person ka raportuar për zhdukjen e një femre, policia është duke hetuar rastin. Ndërkohë në Policinë e Kosovës një person ka njoftuar se babai i tij me probleme psikike është larguar nga shtëpia që nga 18 korriku.
E po ashtu Policia e Kosovës ka njoftuar se te ajo është raportuar nga një femër se një femër kosovare është larguar nga shtëpia që nga 6 korriku dhe nuk di për vendndodhjen e saj.
Policia ka njoftuar se po i heton rastet.