Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohen të zhdukura dy motra në Viti

persona të zhdukur

Foto: Ilustrim

Dy motra nga Vitia janë raportuar të zhdukura të mërkurën.

Babai i tyre i ka raportuar në Policinë e Kosovës, ndërsa policia ka thënë se po bën hetime intensive për t’i gjetur ato.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre , ndërsa janë duke u kryer hetime intensive për gjetjen e tyre”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.