Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohen të zhdukur dy burra me probleme mendore

Në 24 orët e fundit në Kosovë dy persona me probleme mendore janë raportuar të zhdukur.

Njëri rast ka ndodhur në Prizren.

“Rr. Mbreti Bardhyl, Prizren 11.01.2024 – 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, mashkull kosovar, i cili kohëve te fundit ka probleme mendore ka dalë nga shtëpia qe nga data 09.01.2024 dhe nuk dihet për vendnodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Baicë të Istogut.

“Fsh. Baicë, Istog 10.01.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.