Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohen dy persona të zhdukur në Viti dhe Shtime

Policia

Dy persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Viti dhe Shtime.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Viti një person ka raportuar më 6 nëntor se gruaja ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Shtime në po të njëjtën ditë është raportuar se një burrë është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë përkatëse policore për procedura të mëtejme hetimore.