Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Punëtori i Aeroportit kërkon 50 euro për t'i lejuar kalimin një udhëtari me 5 kg më tepër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një punonjës të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi që dyshohet se si shërbyes i udhëtareve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qellim te përfitimit personal.

I dyshuari kishte pranuar pesëdhjetë euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij, rreth 5 kg më tepër.

I dyshuari në ketë rast pranon 50 euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdojë tutje pa përfillur procedurat tjera për pagesë për kilogramët e tepërt në bagazh.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të PK-së për veprime të mëtejme.