Në vend të kujdesit shëndetësor, një paciente në Prizren ka marrë ofendime nga mjeku Rrahim Ymeri.
Ajo kishte shkuar me dhimbje për të kërkuar ndihmë mjekësore, por u ofendua nga ky mjek, për të cilin tashmë janë nisur hetimet nga Policia.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit i ka thënë KTV-së se, varësisht nga të gjeturat e hetimeve, do të merret edhe vendimi për Ymerin.
Ndërkaq, Këshilli Drejtues i Spitalit Rajonal të Prizrenit ka vendosur që ta largojë mjekun përkohësisht nga puna, deri në zbardhjen e plotë të rastit.
KTV-ja ka provuar të flasë edhe me mjekun e apostrofuar, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit.
-
Kirurgu nga Prizreni thotë se nuk i bën përshtypje largimi nga puna
-
Prokuroria inicion rast ndaj mjekut në Prizren lidhur me mos-trajtimin e pacientes
-
Largohet nga puna kirurgu që ofendoi e s’i ofroi ndihmën e menjëhershme pacientes në Prizren
-
Raportohet për një rast dhunimi në Prizren, viktima dërgohet për ekzaminime gjinekologjike
-
Në Prizren djali rrah nënën e tij