Kronikë

Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për rastin e 95 mijë eurove

Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për rastin e 95 mijë eurove

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve I.A., dhe SH.B., të cilët ndodhen nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të tërheqjes së 95 mijë eurove nga llogaria bankare e një personi tjetër, në degën e bankës BKT në Ferizaj.

“Ndaj të pandehurve I.A., dhe Sh.B., ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 Nëntor 2021, në Ferizaj, përkatësisht në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i pandehuri SH.B., me anë të paraqitjes së rreme si klient, me dashje kanë sjell në lajthim zyrtarët e BKT-Dega në Ferizaj, duke nxitur që të kryejnë veprim në dëm të pasurisë së të dëmtuarit D.G., në atë mënyrë që pas marrveshjes paraprake me të pandehurin I.A., njëherit menaxher në BKT-dega në Pejton, i cili duke mos verifikuar fare personin e thirrur në emrin e klientit D.G., është i vërteti, bisedon në telefon me homologun e BKT-Dega në Ferizaj dhe i rekomandon nënpunëses së tij që të shkruaj një e-mail degës në Ferizaj lidhur me atë që klienti do të vijë pasdite për tërheqjen e shumës prej nëntëdhjetë e pesë mijë (95,000) euro, ashtu që i pandehuri Sh.B., ka shkuar në ditën kritike dhe ka tërhequr shumën e parave të lartëcekura”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Dy të pandehurit janë arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës.