Në një seancë të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, u dhanë fjalët përfundimtare ndaj akuzave për krime lufte ndaj Zoran Vukotiqit, i cili akuzohet për krimet e luftës në Vushtrri dhe në veçanti krimet e kryera gjatë masakrës së 2 majit 1999.
Në fjalën e tij përfundimtare, të cilën e ka dhënë në formë të shkruar Prokurori Special i EULEX-it, Paul Flynn ka kërkuar dënimin dhe shpalljen fajtor të Vukotiqit.
Sipas fjalës përfundimtare të prokurorit, e cila u lexua gjatë seancës, Vukotiq ka marrë pjesë në krime lufte dhe disa vrasje si vrasjen e Adnan Bunjakut dhe Eshref Raqicës si dhe një 14 vjeçarit të paidentifikuar nga Gjykata. Dhe këto nuk janë vrasjet e vetme që besohet se kreu Vukotiq sipas Prokurorit Special të EULEX-it.
Vukotiq sipas dëshmitarëve akuzohet po ashtu se ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore shqiptarë në burgun e Smrekonicës.
Mbrojtësi i viktimave kërkoi edhe kompensimin material e juridik për dëmet ndaj viktimave. Derisa aktgjykimi final ndaj tij pritet të shpallet në fund të muajit maj në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
-
Prokuroria kërkon 15 vjet burgim për Gjokoviqin e akuzuar për krime lufte
-
Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte
-
Ish-polici serb i dënuar për dhunim do të gjykohet edhe për shumë krime lufte
-
Kostiq akuzohet për Masakrën e Reznikut, Miloviq për tortura ndaj civilëve
-
Institucionet kritikohen për zvarritje të gjykimit të krimeve të luftës