Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prizrenasin e zë rryma duke punuar në shtyllë, pëson lëndime të lehta trupore

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, të shtunën në fshatin Atmagjë të Prizrenit.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, ku një person derisa ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, ka rënë në kontakt me elektricitetin dhe ka marrë lëndime trupore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vend të ngjarjes ka ndalur emergjenca duke i dhënë ndihmën mjekësore dhe më pas është transportuar në spitalin rajonal.

Sipas njoftimit të mjekëve, personi ka lëndime të lehta dhe pas trajtimit është liruar për në shtëpi./KOHA/