Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prizren, një femër tenton të vetëvritet me preparate për pastrim

Të shtunën në orën 14:00, Policia e Kosovës në Prizren ka marrë një informatë se një femër ka dashur të kryejë vetëvrasje duke konsumuar preparate kimike për pastrim.

“Një femër K/Shqiptare është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që e njëjta dyshohet se ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar preparate kimike për pastrim”, ka njoftuar Policia.

Njësit policore janë duke hetuar rastin.