Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia vë në shënjestër luftimin e laboratorëve për narkotikë

Autoritetet e rendit në Kosovë, thonë se kanë vërejtur një tendencë në rritje që si synim ka ngritjen e laboratorëve të ndryshëm ilegalë të cilët dyshohet se mund të shërbejnë për të prodhuar apo edhe kultivuar narkotikë.

Para pak ditësh, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kishte njoftuar se ka zbuluar dy laboratorë të sofistikuar dhe kamufluar mirë për përpunimin e lëndëve narkotike, njëri në fshatin Dabishec në komunën Prishtinës si dhe një tjetër në qytetin e Prishtinës.

Sipas policisë, këta laboratorë ishin ngritur brenda hapësirave të një bodrumi të një shtëpie dhe një shtalle dhe aty janë mbjellë bimë të kanabisit.

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë së Kosovës, Bahri Shala, tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe Kosova nuk është imune ndaj kësaj dukurie negative, e cila ka kohë të gjatë që është e pranishme te vende të ndryshme anë e kënd botës.

"Deri më tani, rastet të cilat i kemi pasur kanë qenë raste, si të themi të parat, do të thotë nuk kanë pasur një vazhdimësi që kanë pasur laboratorë më herët apo ka shtrirje të gjerë në territorin e Kosovës. Pra, janë fazat fillestare të krijimit të tyre", tha Shala.

Edhe Alarmohet për përdorimin në rritje të kokainës Arbëri 4 j. më parë Alarmohet për përdorimin në rritje të kokainës

Ai thotë se për dallim nga vendet e rajonit, Kosova ende mbetet një vend ku grupet kriminale, nuk kanë arritur të konsolidohen për sa i përket ngritjes së laboratorëve për përpunimin e drogave.

Shala, konsideron se për të pasur një shkatërrim të grupeve kriminale të cilat kanë për qëllim shpërndarjen edhe përpunimin e drogave, duhet një bashkëpunim më i madh i të gjitha policive rajonale.

"Është mjaft shqetësuese raporti i policive të rajonit, si dhe shkëmbimi i informacioneve, për shkak se sot dukuria e narkotikëve është një dukuri globale, e mos të themi ndër-rajonale dhe si rrjedhojë është i pamundur luftimi i grupeve kriminale, të cilat e kalojnë territorin e Republikës. Pa një bashkëpunim të mirëfilltë, të sinqertë, të bazuar në veprime të përbashkëta, duke filluar nga shkëmbimi i informacioneve e deri te veprimet operacionale, është i pamundur shkatërrimi i këtyre grupeve në total", tha Shala.

Policia e Kosovës në fund të muajit shtator, arrestoi në Prishtinë katër persona të dyshuar pasi që në bashkëpunim kishin kultivuar substanca narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit në dy lokacione, Policia ka konfirmuar se ka gjetur dhe ka sekuestruar pajisje laboratorike që janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike.

Njohësja e çështjeve të sigurisë, Besa Kabashi - Ramaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova është mjaft e rrezikuar nga grupet e ndryshme kriminale që merren me substanca narkotike.

Edhe Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar Kronikë 3 muaj më parë Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar

"Problemi të ne në fakt nuk është që po na kanoset një kërcënim i ri, kemi shumë të tilla. Problemi është që përgjigja institucionale sa i përket parandalimit të hershëm të kësaj dukurie është jashtëzakonisht e mangët. Edhe të reagimi (Kosova) nuk qëndron edhe aq mirë duke qenë se ne gjithmonë përballimi me sfida të tilla kur nisin të bëhen të mëdha", tha Kabashi - Ramaj.

//shkrimin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë//