Policia është duke hetuar tri raste të vdekjes që kanë ndodhur të martën. Sipas raportit 24-orësh, bëhet fjalë për një rast në Ferizaj, një në Pejë e një Mitrovicë.
Për rastin në fshatin Jazhincë të Ferizajt thuhet se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së tij. Ky rast ka ndodhur rreth orës 19:00. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Për atë në Pejë bëhet e ditur se viktima ishte lënduar aksidentalisht duke prerë një lis në rrugën “Zhujë Selmani”. Burri ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti i tretë është ai në Mitrovicë. Aty dyshohej se një nënkolonel kishte qëlluar veten për vdekje. raporti i Policisë thekson se në këtë rast është sekuestruar një pistoletë, pronë e viktimës.
-
Policia po heton tri raste të vdekjes të raportuara në 24 orët e fundit
-
Policia heton tri vdekje të shënuara të shtunën në Kosovë
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një burri në Pejë
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut