Mbrëmë rreth orës 19:40 minuta në fshatin Reshtan, në afërsi të Shkollës së Mesme e Ulët “Flamuri i Arbrit” një patrullë policore i ka ndaluar tre persona dhe gjatë kontrollit, tek njëri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Zastava”.
Policia e Prizrenit njofton se pas intervistës, i dyshuari është liruar ndërsa rasti do të procedohet sipas procedurës së rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq hetuesit rajonal në fshatin Zhur e kanë sekuestruar një pistoletë te kalibrit 8mm model FBI 800. I dyshuari i këtij rasti e kishte ekspozuar armën në rrjete sociale.
Gjatë intervistës, i dyshuari pretendon se armën e kishte gjetur tek lumi Drin e më pas ia kishte shitur një të dyshuari tjetër.
Edhe i dyshuari i dytë është intervistuar e më pas prokurori i shtetit ka urdhëruar që kallëzimi penal dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme, ndërsa të dyshuarit lirohen.