Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në kërkim të 29-vjeçarit nga Gjakova

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ta kapur Edmond Nokajt nga Gjakova, i dyshuar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Siç njoftoi Policia të martën, i dyshuari i lindur më 3 shtator më 1992, është banues në fshatin Marmull.

“Pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur i cili me veprimet e kundërligjshme ka kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe me pas është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin policor.

Policia kërkon nga ata që posedojnë çfarëdo informacioni rreth Nokajt, të lajmërojnë Policinë në stacionin më të afërt policor.