Dy persona janë ndaluar në fshatin Bistricë të Leposaviqit për kalim ilegal të kufirit.
Sipas njoftimit njësiti patrullues ka ndaluar një kamion me të cilin po udhëtonin dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kishin hyrë kundërligjshëm nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Siç njoftohet, të njëjtit po transportonin 36-copë dhi pa dokumente përkatëse.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy shtetas serbë në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit
-
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia
-
Arrestohen dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit, njëri shtetas i Serbisë
-
Policia ndalon dy persona që kaluan ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi
-
Dy serbë ndalohen nga Policia për hyrje ilegale në Kosovë