Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia me shumë probleme për arrestimin e dy të dyshuarve për plagosje

Një person është plagosur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë derisa Policia ka arritur t’i arrestojë dy persona.

Megjithatë, kjo nuk ka kaluar pa probleme sepse Policia bazuar në pamjet, nuk është treguar efikase dhe të arrestuarit arrijnë të ikin nga vetura derisa edhe sulmojnë policët.

Situata është vënë nën kontroll tek pasi në vendngjarje kanë arritur njësia speciale e Policisë.