Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia ka shqiptuar rreth 2,000 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,837 tiketa trafiku ndaj personave që kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Ndërkohë, ditëve të fundit ka shkuar duke rënë numri i tiketave të shqiptuara për shkelje të masave anti-COVID.

Sipas raportit të Policisë, vetëm 14 tiketa janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit për këto shkelje.