Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia jep hollësi për incidentin te “Përroi i Njelmët”, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka dhënë hollësi për incidentin te “Përroi i Njelmët” në Prishtinë të hënën në mbrëmje.

Sipas një njoftimi nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës, rreth orës 21:00, policët në rroba civile kishin provuar të ndalonin veturën e dyshuar VW Golf, me tre persona. Kjo kishte ndodhur në lagjen “Arbëria”. Megjithatë, të dyshuarit kanë shpërfillur urdhrat dhe kanë filluar ta godasin veturën e policisë në lëvizje dhe një nga ta i ka drejtuar armën e zjarrit policëve, sipas njoftimit.

“Duke vlerësuar rrezikun e drejtpërdrejtë për jetën e tyre kanë përdorur armën për të neutralizuar veprimet e rrezikshme të të dyshuarve që në ato çaste kanë mund të jenë fatale për jetën e policëve”, thuhet në raport.

Policia më pas thotë se duke shtuar mbështetjen policore ka arritur të ndalojë veturën e të dyshuarve në lagjen “Përroi i Njelmët” dhe ka arrestuar dy persona.

Bëhet fjalë për S.M. 24-vjeçar dhe D.S. 35-vjeçar.

Edhe Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë Kronikë Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë

I dyshuari I tretë N. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Kosovës, ka arritur të ikën nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është ne arrati.

“Ky i dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes të ndodhura kohë më parë”, thotë policia.

Përgjatë kontrollit të bërë veturës së dyshuar si dhe të dyshuarve të arrestuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

Një revole të tipit Zoraki, të kalibrit 7.65 mm, me gjashtë fishekë,

Një Thikë,

Një shufër metalike,

Një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe

Edhe Tentim vrasja me veturë në “Kodrën e Trimave”, një person në paraburgim e 4 lirohen Kronikë Tentim vrasja me veturë në “Kodrën e Trimave”, një person në paraburgim e 4 lirohen

Disa telefona celularë.

Dy policë kanë marrë lëndime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, përderisa vazhdon të jetë në kërkim policor i dyshuari i arratisur.