Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia jep detaje për vrasjen në Mitrovicë

Një 32 vjeçar ka vdekur pasi është therur me thikë në veri të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në kafiterinë ‘Dunjo Moja’.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, transmeton KTV.

“Pas një përleshjeje mes vete, viktima është sulmuar me një mjetë të prehtë dhe ajo është dërguar në spitalin e veriut të qytetit, por për fat të keq gjatë operacionit dhe pas disa orësh ka humbur jetën”, kanë zëvendës komandanti i policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Ai tha se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është në kërkim të autorit të kësaj ngjarje.

Artikuj të ngjashëm