Një person është gjetur pa shenja jete të premten në Pejë.
Policia ka bërë të ditur të shtunën se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër. Sipas policisë, dyshohet se ai kishte kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive palcore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.