Në orët e para të mëngjesit, nga ana e Guardia di Finanza, u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një jahti me flamur të SHBA-së (Delaware).
Në jahtin e konfiskuar u gjetën 3 ton e 992 kilogramë marijuanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me mbështetje ajrore, u bë i mundur bllokimi i mjetit lundrues, bën me dije policia e shtetit shqiptar.
Në ekuipazhin e mjetit lundrues gjendeshin tre shtetas shqiptarë: F.M, E.V, dhe E.M.
“Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujërat shqiptare. Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor”, ka thënë Policia e Shtetit në njoftimin për media.
Policia e Shtetit thotë se po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.
{gallery}