Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia e Tiranës ka 12 makina superluksoze të vjedhura në BE

Policia e Tiranës, me një tjetër operacion, ka bllokuar 12 automjeteve luksoze dhe 5 motora të trafikuar në Shqipëri nga vendet e BE-së.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Summer 2017”. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshuara të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë. Po ashtu janë proceduar penalisht 17 shtetas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:

1 - Mercedes Benz, E Class 2 - Mercedes Benz, S Class 3 - Mercedes Benz, ML 4 - Audi, A8 5 - BMW, X5 6 - BMW, X6 7 - BMW, X6 8 - BMW, X6 9 - Range Rover, Sport 10- Range Rover, Sport 11- Range Rover, evoque 12- Toyota, Avensis 13- Yamaha, T-Max 14- Yamaha, T-Max 15- Suzuki, GSXR 750 16- Aprilia, Scarabeo 17- Aprilia, Scarabeo Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë. Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për “Trafikim të mjeteve motorike”. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.