Policia e Shtetit në Shqipëri ka nisur operacionin e koduar “Vjeshta 2017”, shkruan sot Koha Ditore.
Në kuadër të këtij operacioni, policia ka sekuestruar pasuri me burim të dyshimtë kriminal, si vila, njësi tregtare dhe automjete.
Në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Shqipëri thuhet se bazuar në planin e masave operacionale ”Vjeshtë 2017”, për forcimin e masave për goditjen e grupeve kriminale dhe identifikimin, gjetjen, kapjen me qëllim sekuestrimi, konfiskimi dhe rikuperimi të aseteve kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, 12 drejtoritë vendore të Policisë kanë marrë masa të posaçme operacionale.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Policia në Shqipëri sekuestron asete kriminale - vila, makina dhe biznese
-
Noteres në Tiranë i sekuestrohen 13 prona e 5 llogari bankare, vlera rreth 3 milionë euro
-
Policia në Shqipëri sekuestron pasuri në vlerë 26.5 milionë euro
-
Një qytetari në Shqipëri i sekuestrohet pasuria në vlerë prej 3 milionë euro
-
Sekuestrohen në Vlorë pasuri nga veprimtari kriminale me vlerë 540 mijë euro