Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ në Mitrovicë, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.
Operacioni policor, sipas PK-së, është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ku dyshohej se personat e dyshuar po kryenin veprimtarinë e kundërligjshme, duke kryer veprën penale ‘marrje me prostitucion’.
Personat e arrestuar në këtë rast janë: M. L. lindur me 1987, I. M. lindur me 1988, S. S. lindur me 1974, të tre këta meshkuj serbë të Kosovës si dhe 3 të tjerë F. S. lindur me 1997, F. M. lindur me 1981 dhe F. R. lindur me 1977, të tre këta të fundit meshkuj shqiptarë të Kosovës, raporton Koha.net.
“Personat e dyshuar të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘marrje me prostitucion’, nga neni 7 i ligjit 03/L-142. Të dyshuarit janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë”, ka bërë me dije Policia.
-
Arrestohen dy burra dhe një grua për prostitucion
-
Arrestohen për prostitucion gjashtë persona në Mitrovicë
-
Gjashtë të arrestuar në Mitrovicë për marrje me prostitucion
-
12 të arrestuar për prostitucion në Mitrovicë
-
Arrestohen dy braziliane dhe tre kosovarë në Prishtinë si të dyshuar për prostitucion