Një 40-vjeçare u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Pogradec. Sipas policisë, dyshimet e para janë për vdekje të shkaktuar nga korrenti duke bërë dush, por po hetohet edhe për një vrasje të mundshme.
Në njoftimin paraprak të policisë thuhet se viktima jetonte në lagjen nr. 1 të Pogradecit. 40-vjeçarja Bule Bajrami ishte nga Librazhdi dhe më parë ka qenë në Itali. Trupi i saj u gjet në kabinën e dushit, i dekompozuar.
Dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.
Megjithatë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit
-
Vdiq një grua në Mitrovicë të Jugut, rasti iniciohet si “hetim mbi vdekjen”
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
-
Gjendet e pajetë në lumin Lumbardh gruaja e zhdukur prej dy ditësh në Deçan