Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Po kontrabandonin 400 pula, arrestohen dy persona

Dje në fshatin Dren, Leposaviq, është raportuar për kontrabandim pulash, me ç’rast dy persona u arrestuan.

Siç thuhet në raportin e sotëm policor, njësitë policore kanë ndaluar dy vetura me targa vendore të cilat i drejtonin dy të dyshuar meshkuj.

Gjatë kontrollit në rimorkiot e veturave janë gjetur 400 copë pula për të cilat të dyshuarit nuk kishin dokumentacion përcjellës.

Me këtë rast me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar si dhe automjetet i janë dorëzuar njësisë së doganave.