Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një 32 vjeçar në Gjakovë

Një person është plagosur në fshatin Meje të Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.

Ai ka thënë sende nuk dihet se kush është sulmuesi, ndërkaq viktima është duke u transferuar në QKUK për shkak të gjendjes jostabile të viktimës.

“Rreth orës 19:40 nga spitali Rajonal ‘Isa Grezda’, stacioni policor ka pranuar informatë se është paraqit një person i plagosur dhe kërkon tretman mjekësor. Patrulla policore është përgjigjur dhe konfirmon se i plagosuri është L.G. I lindur 1988 nga fshati Meje, Gjakove. Sipas dëshmitarit dhe vetë të plagosurit theksojnë se ishin në ecje në këmbë në fshatin Jahoc, dhe kanë dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit dhe aty është plagosur në krahë. Të plagosurit i është ofruar tretmani mjekësor, por gjendja e tij sipas raportimit nuk është stabile dhe është në përgatitje për transfer ne QKUK në Prishtinë. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësiti policore për veprime të mëtutjeshme”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm