Dy persona janë plagosur në qytetin e Pejës. Plagosja ka ndodhur safër Fakultetit të Biznesit, në këtë qytet, ku njëri nga të plagosurit është kalimtar rasti.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, derisa thonë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se të gjitha njësitet relevante janë duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 12:20 përball fakultetit të Biznesit janë plagosur dy persona me armë zjarri. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi për Kohën.
Ende nuk dihen motivet për rastin dhe deri tash nuk ka asnjë të arrestuar.
