Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plaçkitje me armë në Deçan, tre të arrestuar, dy në arrati

Në një parking të një qendër tregtare në Deçan, më 22 janar 2019, ka ndodhur ‘grabitje e armatosur’, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës, thotë kumtesa e saj, menjëherë ka shkuar në vendngjarje. Aty ajo ka takuar viktimat e rastit. Sipas tyre, ata, derisa ishin duke dërguar pazarin ditor në bankë, nga një veturë e tipit Pasat me targa vendore ka dalë i dyshuari me armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 8000 euro (tetë mijë euro), duke u larguar në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive operativo-hetimore, Policia me datën 24 janar 2019 ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë 3 persona të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’ dhe 2 persona të dyshuar të cilët gjenden në arrati, në kërkim policor.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

B. K. i lindur 1992 m/k/sh

F. B. i lindur 1992 m/k/sh

G. S. i lindur 1995 m/k/sh

Gjatë bastisjes tek i dyshuari i parë janë sekuestruar si prova materiale një armë e tipit ‘Zoraki M 906-B’ dhe vetura e tipit Passat me targa vendore e cila dyshohet se ka qenë e involvuar në rast.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Artikuj të ngjashëm