Sot rreth orës 10:00, në filialin e bankës “Raifaisen” në Shtime, ka ndodhur një grabitje, në të cilën janë përdorur edhe armët e zjarrit.
Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, Policia dyshon se në këtë rast janë të përfshirë së paku katër persona të maskuar, dy prej të cilëve të armatosur me armë të gjata.
“Në vendin e ngjarjes ka pasur edhe të shtëna nga ana e të dyshuarve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Policia përmes një komunikate për media.
Sipas informacioneve të personelit të bankës, dyshohet se grabitësit kanë marrë me vete dy kasaforta me rreth 5 mijë Euro dhe me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur.
Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale janë duke grumbulluar prova dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarve.
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohen se me AK-47 grabitën një market
-
Të armatosur me AK-47 grabisin dy persona në një rrugë në Prizren
-
Vjedhje e rëndë në Kamenicë, i dyshuari thyen kasafortën dhe merr para të gatshme