Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plaçkitet nga fqinji në Fushë-Kosovë

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se banesa e saj i është thyer nga persona të dyshuar që jetonin në banesën fqinje në Fushë-Kosovë.

Gjatë verifikimit është arrestuar një burrë dhe një grua, shtetase e Shqipërisë. Po ashtu është arrestuar edhe një i dyshuar, i cili në përpjekje për të ikur kishte kërcyer nga ballkoni dhe kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Gjatë kontrollimit të banesës së personave të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendimin të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.