Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se policja Valdete Bllaca, e cila dyshohet se ka vrarë dy vëllezërit dhe prindërit, ka pasur probleme mendore.
Në një prononcim për gazetën nga ky institucion kanë thënë se ajo për një kohë të gjatë është diagnostikuar me probleme të tilla.
“Mjeku e ka diagnostikuar me probleme mendore. I ka përshkruar terapi dhe e ka rekomanduar Policinë e Kosovës që ta sistemojnë në një pozitë pa uniformë dhe kanë rekomanduar që t’i merret arma”, kanë thënë në Policinë e Kosovës për këtë rast.
Ky institucion zyrtarisht thuhet se ia ka marrë armën zyrtare, por dyshimet janë që vrasjet megjithatë të jenë kryer me armën zyrtare e cila nuk është dashur të jetë në dispozicion të kësaj zyrtareje policore.
Në këtë institucion kanë konfirmuar se asaj për shkak të gjendjes shëndetësore i ishte ndërruar pozita e punës.
-
Mbyllen hetimet për vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca
-
Dyshimet e Prokurorisë: Policja vrau veten 5 orë pasi vrau prindërit dhe vëllezërit
-
PK: Rreth 120 policë me probleme të rënda shëndetësore, 20 prej tyre janë liruar nga arma zyrtare
-
Drejtori i Policisë thotë se rreth 100 pjesëtarë kanë probleme të ndryshme shëndetësore
-
Policja dyshohet se vrau nënën, babanë, dy vëllezërit dhe veten - s’dihen motivet