Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të arrestuar dërgohen në burgje

Foto: Koha

Gjatë ditës së djeshme pesë persona janë dërguar në vuajtje dënimi në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykatat.

Në Fushë Kosovë dhe tek rruga “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, janë arrestuar dy meshkuj në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.

Edhe në Gjilan, Viti e Ferizaj, janë arrestuar tre meshkuj të tjerë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat përkatëse.

Nga arrestimet që u bënë në Gjilan dhe Viti, meshkujt u dërguan për vuajtje dënimi në burgun e Dubravës, ndërkaq i arrestuari nga Ferizaj u dërgua në burgun e Lipjanit.

Artikuj të ngjashëm