Kronikë

Pesë raste të vjedhjes gjatë 24 orëve të fundit

Vjedhje të rënda

Foto ilustrim

Pesë raste të vjedhjeve janë raportuar në Polici gjatë 24 orëve të fundit.

Për katër nga rastet, njoftohet se vjedhjet janë bërë brenda objekteve, ndërsa në rastin e fundit, është vjedhur një veturë.

Rastet e paraqitura në PK:

Viti 10.01.2021-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa paisje të kamerave dhe një shumë parash. Rasti vazhdon të hetohet.

Ferizaj 10.01.2021 – 03:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nga njësitë policore në flagrancë janë zënë duke kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .

Shtime 10.01.2021-13:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë parash (shuma nuk është përcaktuar). Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Gjakove 10.01.2021-18:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe nga aty kanë vjedhur para ( vlera e parave nuk dihet). Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Budin, Zveçan 10.01.2021. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit Golf II. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.